“Idea Haziri, Garuesja e Klubit të Karatesë Drita, sot ka përfaqësuar jo vetëm klubin Drita, por edhe gjithë Kosovën në “Plevlja Open 2023- Mal të Zi” ku arriti të fitojë tri medalje të arta, në dy grupmosha 9 dhe 10 vjeç, gjithsej në tri kategori”, bëjnë të ditur drejtuesit e këtij klubi gjilanas të karatesë.
Idea shkëlqeu me rezultatin e saj, ku mposhti të gjitha garueset në të tri kategoritë me rezultat 3-0.
Idea është shpresë e një talenti në rritje në sportin e Karatesë jo vetëm për klubin Drita por edhe për Kosovën, thonë tutje drejtues të këtij klubi.
Sot nga Klubi Drita edhe Eror Haziri e theu akullin duke u kthyer për herë të parë me të artë për grupmoshën 7 vjeç.
Idea synim ka garat ballkanike, evropiane e botërore, për çka ajo po punon shumë!
Gjithë ky sukses fal punës së madhe të trajnerëve. Reshat Halili, Blerim Hajdari dhe Flaka Halili, si dhe përkushtimit të madh të Ideas
Kryetari i klubit dhe Kryesia i urojnë suksese, thuhet në njoftimin e këtij klubi. /2LONLINE/