Skautët e klubit francez, Monaco kanë shikuar të premten ndeshjen mes Fenerbahce dhe Gençlerbirliği për të vëzhguar Vedat Muriqin.
Gazetari francez, Ignazio Genuardi raporton se skuadra e Ligue 1, Monaco kishte një skaut prezent në ndeshjen e Super Ligës Turke mes Fenerbahce dhe Gençlerbirligi të premten në mbrëmje.
Përfaqësuesi i Monacos besohet të ketë qenë i pranishëm në ndeshje për të vëzhguar sulmuesin 25-vjeçar të Kosovës, Vedat Muriqin.
Muriqi shënoi dy gola në fitoren e Fenerbahces (5-2).