Klubi Alpin “Rogana” në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, ka organizuar edicionin e 15-të të Ecjes Tradicionale “Marshi i Roganës”.
Ky edicion është organizuar në kuadër të manifestimit kushtuar “Flakës së Janarit”.
Ecjes i është bashkangjitur edhe Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku drejtorë të Drejtorive Komunale, dhe zyrtarë të tjerë komunal.
Kjo ecje ka filluar nga Rogana në drejtim të Majës së Kranidellit me një lartësi 1.080 m/lmd, duke kaluar një shteg malor me gjatësi prej 16 km. /2LONLINE/