Autoritetet policore kanë bërë me dije se është arrestuar një serb në Kllokot meqë i njëjti e ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë, viktimën, po ashtu të komunitetit serb.
Sipas raportit policor, atij i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan viktima është liruar.
“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.