DYLON

Ka vënë në qarkullim bankënota false, Gjykata e dërgon në paraburgim

Ka vënë në qarkullim bankënota false, Gjykata e dërgon në paraburgim
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B. B. 

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 19 tetor 2021, në Gjilan, me qëllim të përftimit pasuror, dyshohet se ka prodhuar dhe vënë në qarkullim para të falsifikuara të shumës 2 €, gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë të njëjtit i janë gjetur 220 x 2€, 20 pako cigare të llojit “Winston”, 24 pako cigare të llojit “Lucky”. 

EkoHigjiena

Ndërsa pas bastisjes së shtëpisë në Prishtinë, i janë gjetur edhe 441 pako cigare të llojit “Lucky” dhe 130 pako të llojit “Winston”, të gatshme për tregun e shitjes. 

Me këto veprime, i pandehuri B. B. dyshohet të ketë kryer veprën penale falsifikim i parasë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, aplikimi i masave tjera alternative, në këtë fazë të procedurës do të ishin të pamjaftueshme. /2LONLINE.com/ 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.