DYLON

Arrestohet personi ndaj të cilit ekziston një “Urdhër largimi nga territori i Kosovës”

Arrestohet personi ndaj të cilit ekziston një “Urdhër largimi nga territori i Kosovës”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor gjatë aktiviteteve në parandalimin e aksidenteve dhe identifikimin e kundërvajtësve ka marr veprimet e nevojshme policore  ku sot, gjatë një pike kontrolli në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë ka ndalur kombin e markës “TRANSIT” me targa 05 të cilin e drejtonte S. P. (33) vjeç shtetas i Shqipërisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në atë pjesë të rrugës. 

Zëdhënësi i Policisë, toger Ismet Hashani  ka thënë se të njëjtit i është shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe gjatë verifikimit në bazën e të dhënave, i njëjti rezulton se ka “Urdhër Largim me Forcë nga territori i Kosovës  (Nr. i rastit 2019-YE-58), lëshuar nga Drejtoria e Sektorit Lindje ne Kaçanik deri me datë: 27.06.2024, i njëjti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

“Në lidhje me rastin është njoftuar Zyra për Migrim dhe të Huaj në Kaçanik për të vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE/ /fotoilustruese/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.