DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të vjedhjes së rëndë, falsifikimit të parasë dhe të arrestimit të personit të kërkuar

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të vjedhjes së rëndë, falsifikimit të parasë dhe të arrestimit të personit të kërkuar
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të vjedhjes së rëndë, falsifikimit të parasë dhe të arrestimit të personit të kërkuar, transmeton 2LONLINE.com.

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

  VJEDHJE E RËNDË

Rr. Nëna Terezë, Gjilan (NN) 07.02.2023 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje në objektin e kishës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.  

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Nëna Terezë, Gjilan 08.08.2023 – NN. Ankuesi mashkull  kosovar zyrtar i bankës private, ka raportuar se nga disa klient janë deponuar kartëmonedha me vlerë 2×100€ të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.   

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TËN KËRKUAR

Gjilan 08.02.2023 – 07:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prishtinës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.