Klinika e Pediatrisë, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mbetet njëra nga klinikat me të ngarkuar me pacientë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Sipas raportit vjetor të punës së Klinikës së Pediatrisë për vitin 2023, gjatë një viti, në këtë klinikë kanë qenë të shtrirë 7 mijë e 141 fëmijë për trajtim mjekësor në reparte të ndryshme të kësaj klinike, me gjithsej 51 mijë e 470 ditë shërimi.
Po sipas të njëjtit raport, ka pasur gjithsej 21 mijë e 256 vizita ambulantore, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/