Nё Klinikën e Nefrologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2023, janë hospitalizuar 758 pacientë, kurse janë realizuar gjithsej 37 mijë 431 seanca tё Hemodializës, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Gjithashtu, janё realizuar 4242 vizita ambulantore, 685 plasime tё katetrit venoz qendror,4509 vizita brenda-hospitalore, 1196 pacientё kanё marrё terapi imunosupresive, 44 janё trajtuar me terapi biologjike dhe shumë shërbime të tjera.
Janë orguar ofruar 60 mijë e 367 shërbime, duke perfshirё edhe shërbimet e tjera (ekosonografi, EKG, transfuzione, largim i Katerave Venoz Qendror (KVQ), pastrimi i fistulave, largim penjёve nga AV- fistula, analiza gazore tё gjakut, plasim i KVQ permanent. Kjo klinikë ofron shërbim 24-orёsh, nuk ka listё tё pritjes, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. /2LONLINE/