Këto kondita të pavolitshme politike janë si rrjedhojë e lidershipit të pa përgjegjshëm politik të Kosovës e që lidhen kryesisht me të ashtuquajturin krah i luftës, ku strumbullari është presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryeministri aktual Ramush Haradinaj.
Shkruan: Fadil KAJTAZI
Në anën tjetër po aq faj ka edhe krahu politik oponent i grumbulluar kryesisht në LDK të cilit i mungoj një aksion politik energjik për të mos lejuar degradimin deri në këtë masë të sistemit politik i cili u devijua jashtë mase.
Tani, fatkeqësisht Kosova nuk arriti ta mbaj potencën diplomatike të viteve tëparaluftës as përsëafërmi, pavarësisht se në pjesën më të madhe të shteteve i mbulojmë me misione diplomatike.
Sintagma serbe për “Kosovën shtet jo funksional” e cila para luftës thuhej me zë të lartë, e pas vitit 1999 me zë të mekur, tani, për shkak të lidershipit të dobët kosovar ka filluar t’i mbushë boshllëqet e salloneve të diplomacisë botërore.
Presidenti i vetëdijshëm për këtëgjendjen të pa favorshme, e krijuar si rezultati i lidershipit të tij, tani me të madhe është duke i rënë telit të krijimit të unitetit për bisedimet me Serbinë për të shpërndarëfajësinë e cila Kosovës do t’i krijoj vështirësi nërrugëtimin e vet dhe do ta defunksionalizoi edhe më tepër me qëllim të forcimit të sintagmës serbe “Kosova shtet jofunksional”
Përfundimet me njohjen e Kosovës nga Serbia do të jenë të dhimbshme dhe do të konsistojnë në forcimin e subjektivitetit shtetëror serb në Kosovëkryesisht në këto fusha:
1. Kisha Ortodokse Serbe do të forcojë subjektivitetin – Shtet brenda shtetit;
2. Do të ketë edhe një zëvendës president nga radhët e komunitetit Serb;
3. Do të ketëmbikëqyrje serbe në Ushtrinë e Kosovës, duke e vendosur një zëvendës komandant të shefit të shtabit nga radhët e komunitetit serb;
4. Do të ketë një zëvendës drejtor të AKI nga radhët e komunitetit serb; dhe
5. Do të ketë ndryshime kushtetuese në funksion tëtë forcimit tështetësisë serbe në Kosovë.
Dhe përfundimisht në stilin e “Lista Serbska” e cila e me paratë e taksapaguesve të Kosovës ndërmerr aksione subversive në dëm të Kosovës, do të kemi një etablim të shtetit të Serbisë në jetën institucionale të Kosovës e cila si qëllim do të ketë shkatërrimin e shtetësisë së Kosovës me mundësi ripushtimin e saj në rast të krijimit të ndonjë situate të volitshme globale.
Natyrisht se këto bisedime do të kishin karakter tjetër nëse në Kosovën e pasluftës nuk do të lulëzonte krimi i organizuar, vrasjet politike dhe korrupsioni. Këto bisedime do të kishin karakter tjetër nëse Kosova tani do të lundronte nëujërat e qeta të një zhvillimi normal politik, ekonomik dhe kulturor. Mundësitë ishin. Në këto kushte, prapë Thaçi do të ishte president! Ai dhe bashkëveprimtaret e tij këtë e kishin në dorë ta bënin që nga viti 1998.
Sikur ta bënin këtë, rruga shtetërore e Kosovës nuk do të varej nga Serbia, kjo do të kishte rrjedhën tamam evropiane, euroatlantike. Këtë ata nuk e bënë, ose nga injoranca, ose nga pasioni primitiv. Ata që tani mendoj t’i bëhen krah Presidentit Thaçi në etablimit e shtetit serb në shtetësinë e Kosovës, ose janë pjesë e pasioneve primitive, ose janë rob të hipotekave që ruhen në arkivat e shërbimeve inteligjente serbe.