DYLON

Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal, janë njoftuar për një “Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore” në rrugën magjistrale Gjilan – Ferizaj në dalje të fshatit Livoç i Ulët.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur atëherë kur Vetura e tipit Smart, me targa 06, drejtuar nga drejtuesi shqiptar shtetas i Kosovës, për arsyeje ende të pa njohura kalon në shiritin e kundërt dhe ndeshet në mënyrë frontale me veturë e tipit VW Golf me targa 06, e cila ishte duke lëvizur në drejtimin e kundërt.

Me ketë rast shkaktohet aksident trafiku me dëme materialë dhe lëndime të rënda ku pësojnë dy drejtuesit e veturave te cilët marrin ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe ndalen në spitalin regjional për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa pasagjerja e veturës Smart, pasi merr ndihmën e parë në Gjilan dërgohet në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

EkoHigjiena

Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, hetimet rreth rastit janë në vazhdim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.