Përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, Enver Mehmeti, Enkel Rexhepi kanë vazhduar ndarjen e librave falas për nxënësit shqiptarë.
“Sot ishte radha e ndarjes falas të librave shkollor për shkollën fillore “9 Maji” Leran pjesë e së cilës janë edhe paralelet në Bushtran, Geraj, Strezoc, Ashant dhe Çukarkë”, ka shkruar Ragmi Mustafi kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Ditë më parë në shkollat Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vizituar edhe disa shkolla shqipe në Bujanoc dhe Preshevë dhe kanë shpërndarë tekste shkollore për këta nxënës.
Librat falas për nxënësit e shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë po shpërndahen falas me ndihmën e financimit nga qeveria e Kosovës.
Burimi: Titulli.com