(2L ONLINE) – Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ( KKSB )që është mbajtur sot është diskutuar për migrimet ilegale të qytetarëve vitias. Me këtë rast Ky këshill ju ka bërë thirrje publike qytetarëve të kësaj komune që të mos bien preh e mashtruesve trafikantë sepse sipas të gjitha informacioneve nuk do të këtë pranim të azilit për Kosovarët në vendet e BE-së si dhe gradualisht do të bëhet kthimi i tyre.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna e Vitisë është e njoftuar lidhur me çështjet e migrimeve dhe menjëherë ka filluar të punoj në këtë drejtim duke i mbajtur disa takime me qytetarët e kësaj komune për të njoftuar se nuk do të këtë pranim të azilkërkuesve Kosovar në vendet të BE-së. Ai tha se takimi i sotëm është thirrur me qëllim që të bëhet një thirrje publike qytetarëve që të mos marrin rrugën e migrimit, sepse me këtë do të fitojnë vetëm trafikuesit.
Gjatë këtij takimi KKSB-ja ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve vitias që të mos migrojnë sepse përveç se nuk do të ju pranohet azili qytetarët do të kthen në vendlindje. Gjithashtu ata kërkojnë nga qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë që në rast se kanë informacione lidhur me migrimet e organizuara të njoftojnë organet kompetente duke nënvizuar se informatat e marrë nga qytetarët do të trajtohen në mënyrë konfienciale./2L ONLINE/