Një gol i vetëm i mjaftoi kombëtares shqiptare të femrave për të fituar sfidën përballë Greqisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të Kanada 2015-s.
Në ndeshjen e zhvilluar këtë të mërkurë në “Niko Dovana”, përfaqësuesja e drejtuar nga Altin Rraklli dominoi dhe arriti të merrte trepikëshin e parë në këto kualifikuese, falë golit të realizuar në të 51′ prej Velajt.
Për vajzat shqiptare, ky është suksesi i parë në katër ndeshje, pas humbjeve 2-0 në Belgjikë, 7-0 në Norvegji dhe 0-4 me Holandën në “Qemal Stafa”.
Falë kësaj fitore, vajzat tona ngjiten në vendin e parafundit, duke lënë pas pikërisht ekipin helen.