Hulumtuesit e Universitetit Teknologjik në Grace, Austri, kanë testuar kërcellin, bërthamën, farat dhe lëvoren e mollëve organike dhe mollëve të marketit.
Rezultati ka treguar se bërthama dhe farat e mollëve përmbajnë baktere të dobishme, ndërkaq ato shumica i hedhin.
Bërthamat, veç tjerash, përmbajnë edhe laktobacile – baktere të cilat gjenden në probiotikë.
Ky është studim interesant, i cili do të na orientojë në hulumtim më të hollësishëm të pjesëve të ushqimit të cilat zakonisht e kemi shprehi t’i hedhim.