Republika e Çekisë ka publikuar listën e lojtarëve për përballjen ndaj Kosovës dhe Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Ndeshja në mes të çekëve dhe ‘Dardanëve’ do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 7 shtator, ditë e shtunë.
Çekia ka publikuar listën e 19 lojtarëve që do të marrin pjesë në këto dy përballje, derisa ka bërë të ditur se listës do t’i bashkohen edhe disa lojtarë të tjerë.