Kina është transformuar nga një komb ku vetëm disa njerëz kishin udhëtuar me avion në një vend ku miliona qytetarë të saj po fluturojnë jo vetëm brenda territorit të tyre, por në mbarë botën.
Kina pritet që të lër pas edhe Shtetet e Bashkuara, duke u kthyer në tregun më të madh të aviacionit në të gjithë botën në tre vitet e ardhshme.
Miliarda e miliarda dollarë po derdhen në pista dhe terminale që do të fusin të gjithë vendin direkt në rrjetin global të transportit.
Kina aktualisht ka rreth 235 aeroporte, por shumë prej tyre u mungon kapaciteti, për të përballuar numrin e madh të pasagjerëve dhe udhëtimeve.
Dhe zyrtarët vlerësojnë ndërtimin e 450 aeroporteve në të gjithë vendin deri në 2035.