(2LONLINE) – Në ndeshjen e fundit të Superligës së Kosovës në Hendboll, në prani të mbi 200 shikueseve, KH “Zhegra”, ka vazhduar me fitore të radhës ndaje rivalit lokal KH “Drita”, duke e mposhtur përseri dhe duke treguar kështu se këto vitet e fundit nuk di për humbje ndaj ekipit të KH “Drita”.
Sipas drejtuesve të klubit zhegran, ndeshja ishte e balancuar dhe mjaftë e forte, KH “Zhegra”, gjatë gjithë kohës ishte në epërsi 2-3 gola, ndërsa epërsia me e madhe ka qenë deri në 6 gola.
Të gjithë lojtarët janë angazhuar në maksimum e u dalluan Alban Haziri me 10 gola dhe Gëzim Misini me 9 gola nga radhët e KH “Zhegra”, ndërsa nga KH “Drita”, janë dalluar Mesud Salihu me 8 gola si dhe Mehmetali Sahiti dhe Rinor Selmani me nga 5 gola.
Lojtar i ndeshjes pa dyshim që ishte portierin 18 vjeçar Armir Agushi, i cili sonte ishte me meritori për fitoren e KH “Zhegra”.
Në këtë stinor KH “Zhegra” përfundon në vendin e 5-të tabelës, ndërsa KH “Drita”, e fundit në klasifikimit e Superligës së Hendbollit të Kosovës.
Gjithashtu edhe ekipi i kategorisë se Kadetëve zhegran, ka mposhtur KH “Drita”, edhe atë me rezultat 20:11, duke bërë që edhe në këtë kategori KH “Zhegra”, të dal fituese ndaj rivalit lokal “Drita”. /2lonline/