DYLON

“Elita” me 13 medalje në turnirin tradicional “Adem Jashari”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani ka marr pjesë  në Turnirin e III Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, të organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës, për  të nderu sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari.

Në këtë turne  Elita ka fituar 13 medalje prej tyre: 2  vende të para (medalje të arta), 6 vende të dyta (medalje të argjendta) dhe 5 vende të treta (medalje të bronzta).

EkoHigjiena

Trajnerët e klubit të karatesë Elita pjesërisht janë shprehurtë kënaqur me këto rezultate të arritura në këtë turnirë pasi që 6 garues tanë që ishin në finale nuk arritën të fitojnë vendet e para, si rrjedhojë ata u stolisën me medalje të argjendta edhe pse ata janë garues të mirë por ja që fati nuk ishte në anën e tyre.

Klubi i Karatesë Elita me këtë garë e përmbyll vitin 2013 duke fituar më shumë se 300 medalje, që është një rezultat i shkëlqyeshëm duke marrë pjesë në rreth 25 gara kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vazhdim po i paraqesim garuesit që kanë fituar medalje:

Vendet e para (medalje e artë):
Dren Bajrami, (kumite),
Meriton Byqmeti, (kumite),

Vendet e dyta (medalje e argjend):
Puhiza Halili, (kata),
Puhiza Halili, (kumite)
Auron Hajrullahu, (kata),
Nart Shehu, (kumite),
Ariana Byqmeti, (kumite),
Flaka Halili, (kata),

Vendet e treta (medalje e bronztë):
Isuf Sahiti, (Kata),
Flaka Halili, (kumite),
Ariana Byqmeti, (kata),
Lundrit Rashiti, (Kata),
Leotrim Rashiti, (Kumite).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.