Hendbollistët e Kastriotit kanë udhëtuar për në Pragë të Çekisë ku të shtunën e të dielen i zhvillojnë dy ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.
Në rrethin e dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), skuadra ferizajase takohet me Dukla Praha të Çekisë.
Dy ndeshjet luhen në sallën “Slavia Praha”, të shtunën dhe të dielen nga ora 18:00.Ferizajasit kanë nisur me kohë përgatitjet dhe janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në këto dy ndeshje.
Kastrioti këtë herë do të bazohet kryesisht në lojtarët e zhvilluar te kjo skuadër.
Kastrioti ka nisur me fitore bindëse stinorin në Superligën e Kosovës në hendboll dhe ka pretendime edhe për edicionin e ri, pasi në të kaluarin fitoi Kupën e Kosovës dhe u paraqit në finale të kampionatit.