• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Përzgjedhësi Qerimi shpall listën për ndeshjet e janarit

Redaksia 2LONLINE 23 Dhjetor, 2021 7 min
 Përzgjedhësi Qerimi shpall listën për ndeshjet e janarit

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të mërkurën ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2023.Kosova më 5 janar luan në Prishtinë me Greqinë.

Me Greqinë takohet edhe më 9 janar në Kretë. Ndeshja e radhës është Kosovë – Turqi, më 12 janar në Prishtinë, ndërsa cikli kualifikues përmbyllet me ndeshjen Belgjika – Kosova, që është më 15 janar, njofton FHK

Kosova tashmë ka luajtur dy ndeshje, me Turqinë dhe Belgjikën, ndërsa e ka një pikë, sa edhe Belgjika. Kombëtarja jonë synon njërin prej dy vendeve të para në grup, që siguron avancimin në fazën e dytë kualifikuese.

Qerimi për ndeshjet e janarit llogarit në 21 lojtarë. Por fillimisht Kosova luan miqësore me Malin e Zi, të dielën në Podgoricë.

Kombëtarja mblidhet të premten në Hotel Internacional në Prishtinë. Grumbullimi i lojtarëve bëhet prej orës 11:00 deri në ora 12:00. Stërvitja e parë është po të premten nga ora 15:30 në Pallatin e Rinisë. Stërvitje tjetër Kombëtarja jonë mban të shtunën prej orës 9:30, kurse pas drekës është udhëtimi për në Podgoricë.

Prej 27 deri më 30 dhjetor Kombëtarja sërish ushtron në Prishtinë, ndërsa më pas stërvitjet rifillojnë më 2 janar, njofton FHK. /2LONLINE/

Lista e lojtarëve

 nrEmri MbiemriKlubi
1Agon BajqinovciKH Prishtina
2Kastriot JupaKH Besa Famgas
3Valon DedajHSC Kreuzlingen (SUI)
4Drenit TahirukajHSC Kreuzlingen (SUI)
5Deniz TerziqiKH Besa Famgas
6Arti LuzhaKH Besa Famgas
7Arbios MushkolajKH Besa Famgas
8Luigj QuniGC Amicitia Zürich (SUI)
9Festim MustafaKH Kastrioti
10Drilon TahirukajKH Deçani
11Lulëzim ShabaniKH Prishtina
12Haris BerishaHSC Kreuzlingen (SUI)
13Florian RexhaKH Vëllaznimi
14Mursel MehmetiKH Besa Famgas
15Bujar RamosajHSC Kreuzlingen (SUI)
16Jon MuqolliKH Besa Famgas
17Leonard GegajKärra HF (SWE)
18Salih  MaxheraKH Trepça
19Egzon GjukaKH Besa Famgas
20Liridon ZenaRK Rudan Adria Oil (CRO)
21Shaban ZogajAalborg Handbold(DEN)

Stafi teknik

Nr.Emri MbiemriFunction
1Bujar  QerimiSelektor
2Fatmir MuhaxheriTrajner
3Enver TahirajTrajner
4Meriton  MripaPhizioterapist
Etiketa:Bujar Qerimi FHK Hendboll Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e

2 Korrik, 2022
Sport

Ja me cilët lojtarë SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin

2 Korrik, 2022
Politikë

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre

2 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike

2 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Trajneri gjilanas do të drejtojë gjigantin gjerman, Bayern Munich

25 Maj, 2020

Komuna angazhon bashkëpuntorë profesional në disiplinat sportive

12 Shkurt, 2020

Hendbollistja kosovare debuton me fitore në Spanjë

4 Shkurt, 2020

Momenti kur Kosova barazoi rezultatin në sekondën e fundit me Italinë

11 Janar, 2020

Kosova gati për ndeshjen me Italinë, mbyllin stërvitjen e dytë në Benevento

10 Janar, 2020

Në fundjavë superpërballja në hendboll, Italia pret Kosovën në Benevento

8 Janar, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com