DYLON

Hendbollistja kosovare debuton me fitore në Spanjë

Hendbollistja kosovare debuton me fitore në Spanjë
Avatar photo Elife Sherifi

Ish hendbollistja e kampiones së Kosovës, Istogu, Esma Muratoviq, debutoi për mrekulli në fanellën e skuadrës spanjolle San Jose Obrero, e cila mezi e mundi me 34:33 CDEC Lavadoreson, në kuadër të Ligës së Dytë spanjolle.

Esma është me kombësi boshnjake nga Podgorica e Malit të Zi, ndërsa me 30 janar të këtij viti u shpall lojtarja më e mirë për vitin 2019 nga Federata e Hendbollit e Kosovës, e cila tregoi paraqitje fantastike dhe realizoi 8 gola, duke e ndihmuar San Jose drejt fitores së madhe.

Fitorja e San Jose Obrero kundër CDEC Lavadores Vigo, është e madhe dhe vazhdojnë ta mbajnë udhëheqjen e grupit A të Divizionit të argjendtë të femrave.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.