Peshëngritësitë shqiptarë shkëlqejnë në Kupën Mesdhetare

Peshëngritësitë shqiptarë shkëlqejnë në Kupën Mesdhetare

Erkand Qerimaj ka shkëlqyer në Kupën Mesdhetare të Peshëngritjes, që po zhvillohet në San Marino, pasi ka dominuar në peshën deri në 81 kg, duke marrë 3 medalje të arta, në shtytje, shkëputje dhe dygarësh.

Plot 156 kg arriti të ngrejë shtangisti shkodran në stolin e shkëputjes, ndërsa në shtytje ia doli të ngrejë 190 kg, duke fituar me meritë edhe vendin e parë në dygarësh, me një total prej 346 kg.

Në të njëjtën peshë garoi edhe peshëngritësi tjetër shqiptar Daniel Godelli, i cili ngriti 145 kg në shkëputje dhe 186 në shtytje, duke marrë një medalje bronzi në këtë stil, por duke u renditur i katërti në dygarësh.

Po sot garoi edhe shtangisti Briken Çalja në kategorinë deri në 73 kg, që mori medalje argjendi në shkëputje me 145 kg dhe medalje bronzi në shtytje me 175, ndërsa edhe në dygarësh u rendit në vendin e tretë.

KOMENTE