Klubi i Hendbollit Drita po përballet me vështirësi financiare, të cilat po e dërgojnë drejt shuarjes si klub. Pavarësisht përpjekjeve për të mbijetuar, duket se kriza ka mposhtur vullnetin dhe dëshirën e gjilanasve këtë vit.
Drejtuesit e klubit dhe hendbollistët si duket nuk po mund ta nisin fare sezonin!
Edicioni i ri në hendbollin kosovar pritet të fillojë më 14 dhe 15 shtator, teksa shorti i kishte vënë gjilanasit përballë Vushtrrisë.