Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 296-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj.
Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, kanë avancuar Dren Rogova dhe Ramush Bardiqi, gjyqtarë në Gjykatën Themelore Prishtinë, në pozitën gjyqtar në Dhomat e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, si dhe kanë emëruar Arbër Rexha dhe Florent Zeqiri, gjyqtarë në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega në Podujevë, në pozitën gjyqtar në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale.
Mandati i gjyqtarëve në Dhomat e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale do të fillojë nga data 1 janar 2023, ndërsa mandati i gjyqtarëve në Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale do të fillojë nga data 20 tetor 2022. /2LONLINE/