Po mbahet takimi i 288-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast Këshilli ka emëruar dhe avancuar katër (4) gjyqtar në Gjykatën Komerciale.
Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, kanë emëruar dy (2) gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, Franciska Zhitija – Ymeri dhe Faton Bajrami, në pozitën gjyqtarë në Dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, si dhe kanë avancuar dy (2) gjyqtarë, Krenar Berisha dhe Saranda Bogaj – Sheremeti, në pozitën gjyqtarë në Dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale.
Mandati i gjyqtarëve fillon nga data 1 qershor 2022.
Këshilli po vazhdon punën me shqyrtimin e pikave tjera të rendit të ditës. /2LONLINE/