KFOR-i amerikan ka organizuar trajnim për Njësinë e zjarrfikësve dhe policinë e Kosovës. Qëllim i këtij trajnimi ka qenë ofrimi i ndihmës së parë dhe është organizuar në dy gjuhë shqip dhe serbisht.
Zhvillimet rreth këtij trajnimi i ka vizituar edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka falënderuar autoritetet e KFOR-it për këtë trajnim, duke thënë se do të shërbej shumë në rast të fatkeqësive të ndryshme.