Zekës nuk i bënë përshtypje nëse kandidon Luta, e quan atë humbës!

Zekës nuk i bënë përshtypje nëse kandidon Luta, e quan atë humbës!

Izmi Zekës, nënkryetarit të Degës së PDK-së, në Gjilan, nuk po i bënë përshtypje gjithë kjo zhurmë që kohëve të fundit po bëhet në lidhje me atë se a do të kandidojë sërish, kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri – Luta, që vije nga LDK-ja, rivali i PDK-së në Gjilan.

Zeka mendon se pak ka rëndësi a kandidon Luta apo jo, pasi ai mendon se kushdo që të dal prej të tjerëve, pak ka rëndësi, sepse në zgjedhjet lokale të radhës, që priten në fundvit, të gjithë të tjerët do të jenë humbës, sepse do të fitojë bindshëm PDK-ja dhe kandidati i saj.

Zeka thotë për Portalin 2LONLINE, se PDK-ja është parti e cila ka qenë model për prosperimin e Gjilanit dhe se kush kandidon a nuk kandidon për LDK-në, për PDK-në pak është e rëndësishme sepse, PDK me në krye Zenun Pajazitin, do të udhëheqë me Gjilan, në mandatin katër vjeçar.

“Neve si PDK do të shpërfaqim një projekt krejt të ri për Gjilanin ku bindshëm do ta bëjmë qendër regjionale dhe atraktive për qytetarët por edhe për vizitoret e jashtëm. Gjilani i duhet një njeri i cili ka vizion dhe është vendimmarrës në momente të caktuar për të qenë pjesë e politikave edhe në nivel shtetëror”, ka thënë Zeka i PDK-së.

Sipas tij, qytetari e ka mundësinë të zgjedh në mes të një politike populliste dhe politikës racionale e në shërbim të qytetareve pa dallim.

“Edhe sondazhet e bëra për Gjilanin na qesin favorit si parti e parë prandaj partitë tjera mund të garojnë për vendin e dytë dhe të tretë”, thotë Zeka i PDK-së, njëherësh zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

KOMENTE