Në fushën e madhe të futbollit në bazën „Jug“ në Bujanoc është luajtur ndeshja e futbollit në mes ekipeve të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it. Futbollistët e dy ekipeve kanë luajtur shkëlqyeshëm, ndërsa asnjëri nuk ka qenë indiferent as ndaj gjykimit të treshes së futbollit, të cilën e ka udhëhequr rreshterja Jasmina Zafiroviq Stijela nga Vranja.
Gjykimi i përkryer i Jasminës ka qenë befasi për pjesëtarët e KFOR-it, mirëpo koleget e saj nga Brigada e Katërt e ushtrisë tokësore e kanë ditur shumë mirë që ajo është më e mira në Ushtrinë e Serbisë.
Me gjykimin e ndeshjeve të futbollit ka filluar të merret nga viti 2001, ndërsa në vitin 2009 ka arritur statusin e gjyqtares, shkruan gazeta beoigradase “Danas”.
Ajo që nga atëherë ka gjykuar më shumë se 50 ndeshje ndërkombëtare të futbollit për femra.
Ndeshja më e rëndësishme të cilën e ka gjykuar ka qenë gjysmëfinalja e Kampionatit Evropian në mes Francës dhe Gjermanisë në vitin 2012 dhe padyshim se e pret një karrierë e suksesshme ndërkombëtare.
“Ndeshjet futbollistike dinë të bëhen dramatike kur në atë lojë vendoset për titull apo qëndrim në ligë. Nuk kam frikë nga incidentet. Gjykoj sipas rregullave të futbollit dhe suksesi im është që të dy ekipet të jenë të kënaqura”, thotë Jasmina, transmeton Titulli.
Dashuria për sportin ka ndikuar edhe në drejtimin e saj që të behët ushtare profesionale.
“Në ushtri jam nga viti 2008 dhe jam shumë e kënaqur. Kryej obligimin e qitëses në Batalionin 42 të Këmbësorisë, ndërsa më vonë dëshiroj që të vozis makinat e ushtrisë, sepse kam qenë edhe instruktore për vozitje”, theksoi Jasmina