Majori Jose Velazques inxhenier kryesor për GSHKB-L ka thënë se inspektimi i Fabrikës së Baterive në Gjilan ishte fokusuar në identifikimin e materialeve të rrezikshme të pranishme në Fabrikë dhe vlerësimin e sigurisë dhe efektshmërinë e deponimit dhe përdorimit të këtyre materialeve.
“FSK-ja ka rolin udhëheqës në këto inspektime dhe ne jemi këtu që të asistojmë dhe të ofrojmë sugjerime dhe rekomandime”, ka thënë Velazques, i cili për herë të katërtë merr pjesë në këso lloj inspektimesh prej se ka ardhur ne Kosove ne fillim te korrikut.
Ndryshe, para se të bëhej inspektimi ushtarët e KFOR-it dhe pjesëtarët e FSK-së janë takuar me menaxherët e Fabrikës për ti rishikuar të gjeturat e inspektimit të bërë herën e kaluar gjatë muajit prill dhe të diskutohen hapat që janë ndërmarrë që nga atëherë për largimin e materieve të rrezikshme nga fabrika.
“Nuk ka vend nëe Kosovë ku këto fabrika mund të shkatërrojnë këso materiale të rrezikshme. Për atë ata duhet të gjejnë mënyra që ti deponojnë në mënyrë të drejtë ose ti largojnë nga këtu.”, ka thënë Velazquez
Ndërsa Rexhep Sylemani, menaxher i Fabrikës IBG, ka thënë se shumica e kemikaleve të rrezikshme në fabrikën e baterive IBG, kanë qenë të parapara që të përdoren për prodhimin e baterive me litium.
“Është në interesin tonë si fabrikë, që të lirohemi nga këto materiale të rrezikshme, duke i shitur ose duke ja dhënë dikujt që mund të merret në mënyrë të drejtë me to,” ka thënë Sylejmani.
Pas përfundimit të inspektimit, Majori Velazquez dhe togeri Muharrem Asllani udhëheqës i togës së laboratorëve kimike nga regjimenti për mbrojtje civile i FSK-së, dhanë këshilla menaxherit të fabrikës duke u bazuar në gjetjet e tyre, se si të përmirësohet deponimi i materialeve te rrezikshme dhe ofruan sugjerime që të punojnë me agjenci të caktuara dhe kontraktues që të tentojnë t largojnë këto materiale.
“Duke u bazuar në eksperiencën dhjetëvjeçare në këtë fushë Muharrem Asllani(FSK) ka thënë se është lajm i mirë dhe ndihet i lumtur që kjo fabrikë po mundohet në mënyrë aktive të sistemojë këto materiale të rrezikshme.
“Jam i inkurajuar me bashkëpunimin tuaj,” i tha Asllani menaxherit te fabrikës, për të shtuar se shpreson që në vizitën tjetër gjërat do të përmirësohen shumë.
Përndryshe Majori Jose Velazques tha se KFOR-i planifikon të vazhdojë të punojë me FSK-në në kryerjen e këtyre inspektimeve. /2lonline/