Kf. Vushtrria ka prezantuar katër brazilianët e paralajmëruar më herët. Me këto përforcime, Vushtrria e ka dërguar në 14 numrin e përforcimeve në këtë afat kalimtar.
Matheus de Paula, sulmues, Leonardo De Soares, mesfushr, Igor Vinicius dhe Ian Augusto, lojtarë krahu, janë prezantuar sot nga klubi vushtrrias.
Vushtrria në fundjavë pret Trepçën ’89, ku edhe pritet debutimi i ndonjërit nga lojtarët.
Në javën e parë kampionale ish-kampionët e vendit pësuan bindshëm 4-1 nga Llapi.