Festim Alidema është prezantuar te skuadra e madhe kroate, Slaven Belupo. Futbollisti i talentuar kosovar ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Slaven Belupo.
Sulmuesi nga Kosova i lindur më 5 tetor 1997 u largua gjatë kësaj vere nga skuadra e Llapit, kurse paraprakisht ishte pjesë e klubit të vendlindjes, Vllaznia e Pozheranit.
Për kalimin e Alidemës në Kroaci ka reaguar edhe klubi i fëmijërisë së tij, duke shprehur gëzimin për këtë sukses të Alidemës dhe uruar ngritje të mëtutjeshme në karrierë.
Ky është postimi i plotë:
“Festim Alidema, lojtar i zbuluar nga akademia e klubit tonë sot ka nënshkruar kontrat profesionale me klubin nga Kroacia Slaven Belupo!
Jemi te lumtur qe talentat Kosovarë po depertojnë nga Kosova në Evropë, e aq më mirë kur Vllaznia Pozheranit i dhuron Evropës një talent si Festimi.
Shpresojmë të kemi edhe të tjerë që do të ndjekin rrugën e Festimit!
Festimi nga KF Vllaznia u transferua ne KF Llapi, ku më pas u transferua për në Kroaci.
Gjitha të mirat Festim!”
Edicionin e kaluar, Alidema është paraqitur në 30 ndeshje në Superligën e Kosovës, ku ka realizuar 12 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.