Njëra nga skuadrat më me traditë në futbollin e Kosovës, sot po kalon momentet më të rënda në historinë e saj.
Fjala është për Vëllaznimin e Gjakovës, i cili duket i braktisur dhe askush nuk po e ndihmon, duke e lënë në mëshirën e trajnerëve dhe të lojtarëve, që po vazhdojnë të luajnë pa para vetëm e vetëm të mos lejojnë shuarjen e klubit.
Ish-kryetarin e klubit Agim Canën, i cili i zhgënjyer jashtë mase për momentet që po kalon futbolli kosovar ka thënë se nuk dëshiron të flasë asgjë, pasi është shumë i zhgënjyer me atë çfarë ka përjetuar.
Lajmin se Vëllaznimi është në një situatë të keqe e ka dhënë vetë klubi përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar situatën momentale si më të keqen në histori të skuadrës, madje me frikë se nëse nuk ndërhyhet shpejt situata mund të bëhet edhe më e keqe.
Vëllaznimi stinorin vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në futboll e ka mbyllur në pozitën e 13-të me vetëm 16 pikë dhe rrezikon shumë seriozisht të bjerë në një kategori edhe më poshtë çka vërtet do të ishte lajm jo i mirë për këtë skuadër.