DYLON

Fillon implementimi i projektit “Elite Youth”, bëhet grumbullimi i parë në Gjakovë

Fillon implementimi i projektit “Elite Youth”, bëhet grumbullimi i parë në Gjakovë
Avatar photo Elife Sherifi

Projekti “Elite Youth Development Programme U15”, ka vazhduar të dielën në Gjakovë, ku për herë të parë janë grumbulluar mbi 30 talente nga shkollat dhe klubet e futbollit të Regjionit të Gjakovës, njofton FFK.

Fillimisht pjesëmarrësit e këtij grumbullimi i përshëndeti përgjegjësi i projektit, Edmond Rugova, i cili i njoftoi futbollistët e rinj për ecurinë e deritashme të këtij projekti në komunat tjera si dhe për atë çfarë synohet me këtë program.

Ai u dha kurajë këtyre talenteve që të japin më të mirën e tyre, duke ua bërë me dije se përzgjedhja e më të mirëve nga ky regjion do të bëhet pas grumbullimit të dytë që do të mbahet javën e ardhshme.

EkoHigjiena

Nga afër këtë grumbullim e ndoqi edhe anëtari i KE të FFK-së nga ky regjion, Agim Nura, i cili uroi që lojtarët e rinj të japin më të mirën e tyre para trajnerëve të këtij projekti, derisa theksoi se KE i FFK-së në vazhdimësi do t’i japë prioritet zhvillimit të futbollit tek të rinjtë.

Ashtu sikurse në qendrat e tjera edhe në Gjakovë pati performancë të mirë të talenteve, megjithëse konkurrenca ishte më e vogël. Gjithesi, edhe këtu u dëshmua se kemi të ardhme të ndritshme por se duhet të punohet në vazhdimësi me profesionalizëm dhe përkushtim.