Kf.Llapi është ‘ridizajnuar’ për edicionin 2019/20. Gjithsej 14 futbollistë të transferuar në afatin kalimtar të verës.
Ky numër i lojtarëve të ardhur tek Llapi është padiskutim një rekord në futbollin kosovar, pasi nuk ndodh zakonisht që një skuadër të transferojë një përbërje prej një formacioni e gjysmë.
Mërgim Pefqeli, është futbollisti i fundit qe i tha ‘PO’ Llapit.
Përpara Pefqelit në afatin kalimtar të verës në “Zahir Pajaziti” kanë zbarkuar edhe Xhelil Abdullahi, Bruno Arrabal, Kastriot Selmani, Enis Zabërgja, Besfort Emini, Armin Mujkic, Blendi Memaj , Sebino Plaku, Emit Umut, Erijon Thaçi, Labinot Osmani, Senad Husic dhe Isein Zejnoski.