DYLON

SC Gjilani përforcohet edhe me Blerind Morinën

SC Gjilani përforcohet edhe me Blerind Morinën
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka angazhuar futbollistit Blerind Morina. Marrëveshja ndërmjet klubit dhe futbollistit është e vlefshme nga 1 Korriku i këtij viti gjerë në fundin e qershorit të vitit 2027.

Drejtuesit e SC Gjilanit thanë se Morina ishte pjesë e klubit të Dukagjinit nga Klina në dy edicionet e fundit, derisa pati paraqitje të shkëlqyera edhe në arenën ndërkombëtare. Më parë ai ishte pjesë e klubeve belge KV Oostende dhe Cercle, teksa për dy sezone luajti edhe te skuadra italiane Reggiana.

EkoHigjiena

23-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit të avancuar dhe pritet të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin e Ardian Nuhiut.

Futbollisti me prejardhje nga Peja është mirëpritur nga drejtori sportiv Ertan Demiri, i cili njëherësh i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në arritjen e objektivave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.