Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Liria nga Prizreni përforcohet me tre lojtarë të huaj.
Robby Norales nga Hondurasi dhe Armando Vargas nga Kolumbia janë dy futbollistët e fundit me të cilët Kf Liria përmbyll përforcimet e afatit dimëror.
“KF LIRIA prezenton dy përforcimet e fundit për këtë stinor :Robby Norales nga Hondurasi dhe Armando Vargas nga Kolumbia janë dy futbollistët e fundit me të cilët KF LIRIA përmbyll përforcimet e afatit dimëror të transferimeve.
Lojtarët iu bashkangjiten ekspeditës sonë në ‘Tropikal Resort’ në Durrës këto ditë” thuhet në njoftimin e Lirisë.
Norales së fundi ishte pjesë e skuadrës argjentinase, Platense, ndërsa Vargas është aktivizuar së fundi te skuadra kolumbiane, La Equidad”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit