DYLON

Gjilani fillon sanimin e përkohshëm të gropave deri në përmirësimin e kushteve atmosferike

Gjilani fillon sanimin e përkohshëm të gropave deri në përmirësimin e kushteve atmosferike
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjilan ka filluar me sanimin e përkohshëm të gropave me kubëza në disa lagje të qytetit.

Drejtori i këtij resori, Naser Korça, ka deklaruar se sanimi i përkohshëm i gropave po bëhet derisa të krijohen kushtet atmosferike për asfaltim të rrugëve.

“Këtë po e bëjmë për t’iu krijuar mundësi qarkullimi më të mirë qytetarëve tanë. Do t’i sanojmë të gjitha gropat në qytet, ndërkaq sapo të krijohen kushtet atmosferike, do të fillojmë me ndërtimin e rrugëve në kuadër të programit Gjilani 2019 plus. Është përkushtim i kryetarit Haziri që ta heqim lloçin dhe vadat”, ka thënë Korça.

EkoHigjiena

I pari i Shërbimeve Publike në Gjilan ka konfirmuar se janë të parapara projektet multimilionëshe në infrastrukturë me investime nga buxheti vetanak, Ministria e Infrastrukturës dhe donatorët nga shtetet mike, e të cilat pritet të fillojnë së shpejti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.