Klubi Futbollistik “Kika” nga Hogoshti ka prezantuar transferimin e radhës, i cili vjen nga rivalët e Bashkimit të Koretinit.
Në fakt Besart Morina rikthehet sërish te KF Kika, klub në të cilin ishte edhe në të kaluarën.
Mesfushori gjilanas ka arritur marrëveshje me ‘bardhekaltërit’ për t’i mbrojtur ngjyrat e kësaj skuadre në pjesën pranverore të kampionatit.
Ky eshte postimi i plote i klubit:
ZYRTARE: Besart Morina i bashkohet KF KIKËS
KF KIKA e ka transferuar mesfushorin ofensivë Besart Morina nga skuadra e KF Bashkimit.
Morina kthehet te KF Kika, pasi edhe më herët kishte qenë pjesë e klubit tonë.
Maka ka shkëlqyer në sezonin vjeshtor duke i shënuar plotë 14 gola edhe pse luante në pozitën e mesfushorit.
Mirë se vjen në familjen bardhë e kaltër Besart.