Pas dy ditësh pushimi nga faza përgatitore në Shqipëri, Kf.Gjilani i është kthyer sërish punës.
Menjëherë dje nisën seancën e rradhës stërvitore për pjesën pranverore të edicionit të sivjetëm në Ipko Superligë.
Sot me fillim nga ora 13:00 Gjilanin e pret takimi miqësor kundër Kek-ut, në Gjilan. Ndeshja do të zhvillohet në fushën ndihmëse në Gjilan dhe pritet të jetë një takim interesant marrë parasysh që të dyja skuadrat janë përforcuar në afatin e janarit.
Në seancën e djeshme stërvitore munguan Kushtrim Shabani dhe Vilfor Hysa, të cilët kishin probleme muskulore dhe nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm për këtë përballje. “Pjesa tjetër e klubit dhe ardhjet e reja janë gati” thuhet në njoftimin zyrtarë të klubit.