DYLON

“Republika e Maqedonisë së Veriut” hyn në fuqi nga nesër

“Republika e Maqedonisë së Veriut” hyn në fuqi nga nesër
Avatar photo Elife Sherifi

Emri “Republika e Maqedonisë së Veriut” do të fillojë të zbatohet nga nesër dhe atë nga tabelat kufitare, ato të institucioneve dhe organeve të pushtetit qendror dhe lokal.

“Këto masa rregullojnë zbatimin e emrit të ri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me vendimet e Qeverisë, ministritë përkatëse, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në kuadër të shtetit, në përputhje me afatin e paraparë për fuqizimin e amendamenteve do të detyrohen të bëjnë ndërrimin e tabelave në vendkalimet kufitare, përfaqësitë diplomatike dhe konsulare si dhe në hyrjet e institucioneve”, pohoi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.

Ndryshimet që do të zbatohen do të jenë në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

EkoHigjiena

Qeveria do të formojë grupe pune të cilat do ta monitorojnë zbatimin e emrit, Maqedonia e Veriut, në të gjitha institucionet. Organi ekzekutiv akoma nuk ka konstatuar sa do të kushtojnë zbatimi emrit të ri nëpër tabelat e institucioneve brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkohë vendet anëtare të NATO-s kanë filluar me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Bullgaria është vendi i parë që ka miratuar protokollin, ndërsa më 8 shkurt pritet që të njëjtin ta ratifikojë edhe parlamenti i Greqisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.