Kf.Gjilani ka shënuar fitore në xhiron e 20-të, duke e mposhtur Kf.Lirinë në shtëpi 1 me 0. Ishin 90 minuta lojë me sulme, kundërsulme, raste të pakonkretizuara nga futbollistët e të dyja ekipeve.
Gjilani arriti golin e epërsisë dhe të fitores në minutat shtesë të takimit (90+2), me anë të Armend Thaçi. Mbrojtësi kuq e bardh, realizoi gol në aksionin e fundit të ndeshjes pas asistimit të Gëzim Rusit.
Pas kësaj fitore, Gjilani arrin në shifrën e 32 pikëve në pozitën e 5-të tabelare dhe kështu duke qenë pjesë e 5 ekipeve me pikë të përafërta dhe në luftë për titull.
/Elife Sherifi/