DYLON

Drita e nis mbarë me fitore dhe arkëtim të tri pikëve të para

Drita e nis mbarë me fitore dhe arkëtim të tri pikëve të para
Avatar photo Redaksia

Klubi i futbollit Drita ka fituar ndeshjen 3 me 1 ndaj skuadrës së Ferizajt, në ndeshjen e javës së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Me këtë fitore Drita ka nisur mbarë kampionatin vendor. Ndonëse ishte ndeshje e javës së katërt, kjo ishte loja e parë në këtë stinor për skuadrën gjilanase, pasi deri më tani takimet e saj ishin shtyrë, për shkak të angazhimit të saj në arenën ndërkombëtare. Ishte e angazhuar në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës.

EkoHigjiena

Futbollistët,  Almir Ajzeraj, Arb Manaj dhe Ilir Mustafa shënuan nga një gol për Dritën  derisa golin e vetëm për Ferizajn e realizoi Edon Sadriu nga penalltia.

Tani Drita ka regjistruar tri pikët e para, ndërkohë që synimet e saja janë vet kreu i tabelës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.