Kampioni i Kosovës, Kf. Feronikeli është eliminuar përfundimisht nga garat evropiane.
Pas largimit nga Liga e Kampionëve, skuadra nga Drenasi është larguar edhe nga Europa League, pasi u mposht nga Slovan Bratislava me rezultat 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të sllovakëve dhe Feronikeli shpresonte se mund të fitoj pasi rezultati 1-0 do t’i kualifikonte në rundin tjetër.
Feronikeli pritet që tashmë të koncentrohet në sezonin e ri që pritet të filloj së shpejti.