Skuadra që garon në Superligën e Kosovës, KF Ferizaj duket se ka lënë anash problemet e brendshme dhe i është kthyer punës.
Dimri e zuri klubin e Ferizajt në probleme të mëdha financiare, si dhe me probleme të brendshme e që rezultuan me largimin e investitorëve anglezë.
Por, Ferizaj ditë më parë bëri me dije se situata është drejt normalizimit dhe se timonin e skuadrës do ta mbajë trajneri i mirënjohur kosovar Bekim Isufi, teksa tashmë futbollistët kanë nisur edhe përgatitjet për stinorin pranveror.
Ndonëse pozicionohen në pjesën e poshtme të tabelës synimi primar i Ferizajt këtë edicion është mbetja në elitë.