Kf. Ferizaj mposhti Dritën në shtëpi në xhiron e parë të Superligës, ndërsa edhe në javën e dytë takohet me një skuadër gjilanase.
Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi e mposhti në Gjilan ish-kampionin e Kosovës, Dritën 0-1.Por, ambiciet e klubit bardh e kaltër janë që ta mposhtin edhe SC Gjilanin.
FC Ferizaj u ka bërë thirrje tifozëve të tyre që të jenë në numër sa më të madh në stadium për ta marrë edhe fitoren e dytë.
Njoftimi i plotë nga klubi ferizajas:
Të shtunën i gjithë qyteti në stadion.
Të shtunën klubi ynë i zemrës FC Ferizaj zhvillon ndeshjen e dytë në Ipko Superligën e Kosovës ne Futboll , ku e pret Gjilanin në një ndeshje qe premton spektakël në fushë dhe ne shkallët e stadionit.
Tifogrupi ynë ‘Ujqit’ kanë njoftuar se do të jenë prezent në përkrahje të djelmoshave tanë, që kanë premtuar angazhim dhe rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
Edhe pse e shtune eshtë ditë pune, Ujqit do të jenë si ćdo herë tjetër pranë klubit tonë.
Ne si klub ju ftojmë të gjithëve që të shtunën destinacioni i juaji të jetë stadiumi i qytetit, aty ku skuadra jonë do të tentojë fitoren e dytë kampionale.
FC FERIZAJ është i juaji.