Kf. Drita do të jetë pa mesfushorin, Bujar Shabani në ndeshjen e parë të sezonit 2019-20 në Superligën e Kosovës. Shabani do ta humbasë duelin e javës së parë përballë ekipit të Ferizajt.
Rregulli për të vuajtur dënimin pavarësisht mbetjes nga edicioni i kaluar ka hyrë në fuqi tani e disa vite.
Mesfushori u ndëshkua në ndeshjen e fundit të sezonit 2018-19, duke e quar në katër numrin e kartonëve dhe tani dënimi prej një ndeshje pezullim vihet në mënyrë automatike.