Kf. Dardana nga Kamenica e udhëhequr nga ish-futbollisti, Erdin Hashani ka vazhduar me përforcime për të qenë sa më konkurruese në Ligën e Parë.
Dardana i ka siguruar shërbimet e ish lojtarit të Onix dhe së fundmi të 2 Korrikut, Zenel Janovali.
“Janovali ishte ndër më të mirët në të dyja klubet ku ishte lojtari kryesor i dy ekipeve të lartpërmendura, i cili me golat dhe asistet e tij i vendosi edhe disa ndeshje vendimtare të Onix”, thuhet në njoftimin e klubit.
Jo vetëm kaq, pasi Dardana ka siguruar shërbimet e super portierit, Laurit Behluli, i cili vjen në huazim një vjeqar nga Kf.Prishtina.
Njëherit, Laurit Behluli është portier i përfaqësueses së Kosovës U19.