Shpesh, doni që ta vazhdoni natën, por jo në gjumë. Disa dëshira nganjëherë ju befasojnë dhe një shoqëri e mirë gjithmonë ju lë zgjuar
Pesë ushqimet më të mira që ushqejnë trurin dhe ua largojnë gjumin mund t’i gjeni më poshtë:
Një filxhan kafeje e fortë
Kafeja është vërtet e mirë për t’ju zgjuar dhe për t’ju mbajtur të përqëndruar për një kohë të shkurtër, por nuk rekomandohet të konsumohet shumë.
Përzierje frutash
Përzierja e frutave mund të sigurojë një përmirësim të kujtesës, krahas plotësimit të nevojës së vitaminave dhe mineraleve të trupit tuaj.
Çokollatë të errët dhe arra
Dy ushqimet në fjalë përmirësojnë gjendjen e trurit më shumë se çdo gjë. Krahas kësaj, ato kanë të ngjarë t’iu mbrojnë edhe ndaj plakjes.
Peshk dhe patate të pjekura për drekë
Salmoni dhe peshqit e tjerë të yndyrshëm kanë shumë yndyrna Omega-3 që forcojnë kujtesën dhe ngadalësojnë rënien e trurit tuaj, ndërsa patatet sigurojnë energji të qëndrueshme që trurit tuaj i duhet në të vërtetë.
Farat e kungullit
Ata janë plot me zink, hekur dhe minerale që ndihmojnë transportimin e oksigjenit në tru dhe qelizat nervore për të komunikuar dhe shtuar fuqinë tuaj të trurit.