Lexuesit e librave këtë javë në këndin e leximit në bibliotekën e qytetit “Drita” e cila gjendet në objektin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, do të kenë mundësi të gjejnë disa tituj të rinj.
Titujt që mund t’i gjeni janë:
“Ndihmesa për Gjuhën Shqipe”-Prf.Dr.Ragip Mulaku
“Gjurmime Onomastike”-Dr.Mehmet Ahmetaj
“Çështje Onomastike Pellazge – Ilire -Shqiptare”- Prof.Dr.Rexhep Doçi
Këta libra janë donacion nga Institucioni Albanologjik i Kosovës.
Relaksohuni duke lexuar librat e rinj. /2LONLINE/